Dy javë nga inkursioni ukrainas, ISL: Rrëzoi mitin e Rusisë, ja çelësi i suksesit

23 Gusht 2024 | 13:38

Dy javë nga inkursioni surprizë i Kievit në territorin rus, situata në terren duket se forcat ukrainase nuk kanë mbaruar punë. Operacioni ishte një surprizë për civilët, analistët, aleatët perëndimorë dhe për vetë autoritetet ruse. Karolina Hird, eksperte pranë Institutit për Studimin e Luftës thotë se ishte një aksion i paprecedent.

“Sekreti se si u organizua plani po rezulton një faktor shumë i rëndësishëm. Mendoj se Ukraina nxori mësimin e duhur nga eksperienca e planifikimit të kundërofensivës së vitit 2023. Asokohe pati shumë shkëmbim mesazhesh, shumë telegrafi dhe kjo i lejoi Perëndimit, por edhe Rusisë që në thelb t’i paraprinte planeve të Ukrainës se ku dhe kur do të sulmonte”, deklaroi Hird.

Edhe pse zhvendosja e luftës në territorin rus është shumë e rëndësishme, ajo do të ketë pasoja serioze dhe do të tregojë cënueshmërinë e regjimit të Putin në 2 apo 3 muajt e fundit të vitit.

“Konflikti ka shumë nuanca, që aktualisht duken të freskëta, por që në një plan afatgjatë do të ngjallin pakënaqësi. Për shembull, procesi i rekrutimit, por më gjerësisht ideja se kufiri rus nuk është i padepërtueshëm. Përkundrazi, është një fakt që shoqëria ruse duhet ta shohë si cënueshmëri. Kjo do të ndryshojë shumë mënyrën se si rusët e shohin luftën, se si ajo mund të ndihet prej tyre, përfshirë nga populistët e brendshëm, të cilët në të kaluarën ishin apatikë ndaj saj”, tha Hird.

Kievi zyrtar pretendon se ka marrë nën kontroll mbi 1 mijë kilometra katrorë në rajonin e Kurskut, më shumë nga sa Rusia ka marrë në 8 muaj luftë në Ukrainë. Dhe në Kursk, termi ‘luftë’ është ende i ndaluar, sikurse në pjesën tjetër të Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026