Dy mendje për një vaksinë, korçarët të ndarë për sa i përket vaksinimit të detyrueshëm

23 Shtator 2021 | 16:54

Korçarët janë të ndarë në mendime në rast se vaksinimi duhet të jetë i detyruar apo jo. Është grupmosha e tretë ajo që mendon se vaksinimi duhet të jetë i detyruar dhe është në të mirën e popullsisë, ndërkohë që janë të rinjtë dhe studentët të cilët janë kundër vaksinimit të detyruar.

Ishte ministrja e Arsimit, Evis Kushi ajo që lajmëroi para pak ditësh se për të hyrë në auditore duhet patjetër që studentët të jenë të vaksinua. Po ashtu dhe kryeministri Rama ka paralajmëruar se vaksinimi i detyruar do të shtrihet edhe për administratën shtetërore.

Në një vëzhgim të kryer nga kamera e Euronews Albania në Korçë, qytetarë të ndryshëm japin opinione të ndryshme mbi këtë çështje.

“Për mendimin tim unë nuk jam për detyrim, por secili duhet të mendojë sipas vetes së tij. Ajo është në favor të çdo njeriu. Në qoftë se do të rrezikohet, pse mos e besh vaksinën të jesh jashtë rrezikut? Unë jam vaksinuar, edhe gruaja. Ua sugjeroj të tjerëve. Pjesa më e madhe në botë e kanë bërë vaksinën, pse mos e bëjnë edhe ne?, u shpreh një qytetar.

“Me detyrim ta bëjnë. Përderisa e bën e tërë bota, ta bëjmë edhe ne. Unë i kam bërë të dyja vaksinat, edhe familja ime”, tha një qytetar tjetër.

“Unë kam ardhur nga Amerika, i kam bërë vaksinat. Duhet ta bëjnë me detyrim. Përderisa e bëjnë të tjerët, ta bëjmë edhe këtu. Me detyrim ishte në Amerike”, tha një qytetar në Korçë.

Te tjerë persona, kryesisht të rinjtë duken qartë se janë kundër vaksinimit të detyruar.

“Jo me detyrim. Se varet çfarë hormonesh kemi. Vetëm që kemi frikë nuk e bëjmë. Unë nuk e kam bërë vaksinën, do e bëj e fundit fare”, tha një qytetare.

“Unë nuk e kam kryer vaksinën e nuk mendoj që ta kryej. Përderisa është me detyrim nuk ma mbush mendjen për ta bërë si vaksinë. Nëse do të ishte në zgjidhjen time për ta bërë apo jo, edhe mund ta beja por në momentin që të jepet diçka e detyruar nuk do e bej”, tha një vajzë në Korçë.

“Nuk mendoj se duhet bërë me detyrim. Unë nuk e kam bërë. Nëse do bëhet me detyrim në shkollë, do e bëj vaksinën, nuk do lë shkollën”, u shpreh një tjetër.

Ky i ri shprehet me sinqeritet se është plotësisht kundër vaksinimit me detyrim, por ndihet me shpatulla pas murit, pasi nuk mund të lërë studimet.

“Unë jam student, jam maturant, tani do të vazhdoj studimet e larta në Tiranë. Mendimi im për pjesën e vaksinimit është kundër, sepse nuk është ide e mirë të detyrohemi për diçka që ne nuk duam ta bëjmë. Pjesa me e madhe e studentëve janë kundër këtij vendimi. Ka shokë studentë të mi që janë kundër, por duke qenë se u vendos ky ligj ata janë të detyruar që të bëjnë vaksinën. Edhe unë, siç duket do e bej, tha studenti.

Në qarkun e Korçës janë afro 70.000 vaksina të kryera, ndër to 40.000 doza të plota e 30.000 të para.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026