Dy milionë euro për inceneratorët, koncesionarët në Fier dhe Tiranë paguhen, por nuk investojnë

10 Tetor 2020 | 16:16

Inceneratori i Fierit dhe i Tiranës kanë marrë nga fondet buxhetore, vetëm gjatë kësaj jave plot dy milionë euro. Pagesat për kompaninë që ka në përgjegjësi impantin e Fierit u pezulluan në prill, por në qershor rinisën sërish, ndërsa vetëm në datën 7 tetor janë derdhur 218,500,000 milionë lekë ose 1.75 milionë euro. Ndërkohë për Integrated Energy në Tiranë janë derdhur 250 mijë euro.

Në emisionin “Me pak fjalë”, gazetarja e BIRN Albania, Aleksandra Bogdani e cilëson këtë të fundit, një aferë korruptive për shkak të veprimeve të dyshimta financiare nga ana e autoriteteve shtetërore për një shërbim që nuk është dhënë.

 “Në këtë rast kemi një sinkronizim të një morie institucionesh për të dhënë kontrata me vlerë qindra milionë euro pasi ne e dimë që incerenatori i Tiranës është një mamuth në krahasim me dy kontratat e tjera pa garë pa procedura, pa llogaritur kostot që do të rendojnë mbi publikun, mbi taksapaguesit shqiptarë duke krijuar një monopol nga hiçi. Dhe duke i dhënë atyre benefitin duke i paguar ata paraprakisht pa vënë asnjë tullë nga buxheti i shtetit.”, tha ajo.

Edhe pse buxheti është në krizë për shkak të efekteve të pandemisë, qeveria ka derdhur paratë për koncesionarët e inceneratorëve, pas rialokimit të afro 1.5 mln eurove fonde publike që duhet të përdoreshin për investime në ujësjellës kanalizime.

Miliona euro të cilat paguhen nga taksat e shqiptarëve, duhet të përktheheshin me investime nga privati, por kjo nuk ka ndodhur.

Një raport i Ministrisë së Financave i publikuar javën e parë të tetorit, tregon se kompanitë në Fier dhe Tiranë kanë marrë pagesat e rregullta, por kanë investuar vetëm 10 për qind tyre.

Për tre impiantet e djegies së mbetjeve në vend, Tiranë, Elbasan e Fier, që nga viti 2015, janë paguar nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe funksionimin e tyre 72 milionë euro. Dy prej tyre ende nuk janë ndërtuar, ndërsa tjetri punon me kapacitet të përgjysmuar. Të tre inceneratorët i janë dhënë të njëjtit grup njerëzish, duke krijuar praktikisht monopol.

Lexoni gjithashtu:

72 milionë euro për tre inceneratorë që nuk punojnë

Bogdani: Koncesionet e inceneratoreve kapje e shtetit, drejtësia nuk i ka hetuar

Shoqata e Ricikluesve: Industria në prag të falimentimit

Basha: Rama po i çon lekët e shqiptarëve tek inceneratorët, 2 mln euro vetëm në 4 ditët e fundit

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026