Dy ndeshje për të kryesuar grupin, Reja kërkon 6 pikë ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë

14 Nëntor 2020 | 14:24

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit Edoardo Reja kërkon nga skuadra të marrë 6 pikë në dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve përballë Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Italiani 75-vjeçar ka besim se pavarësisht disa mungesave skuadra është gati për këto dy përballje.

“Lojtarët që kam aktivizuar më kanë krijuar një lloj garancie. Kemi marrë rezultate të merituara, por ka pasur edhe raste kur nuk kemi marrë. Ne mbetemi favoritë. Lojtarët që kanë luajtur më përshtaten më shumë në ndeshje. Duam të fokusohemi te Kazakistani. Kemi luajtur me ta para një muaji dhe ua dimë pikët e dobëta,” – u shpreh Reja.

Por reja nuk di vetëm pikat e dobëta të kundërshtarit por edhe të skuadrës së tij që për momentin mbetet reparti sulmues. Në këtë edicion të Ligës së Kombeve skuadra ka realizuar vetëm 2 gola në ndeshjen e parë me Bjellorusinë.

“Në momentin që dalim para porte, duhet të jemi konkretë. Trajneri duhet të punojë për këtë, fakti që skuadra ka pasur shumë raste, do të thotë se është bërë një punë e mirë. Duhet të fitojmë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i parë në grup. Uroj që rastet e humbura në ndeshjet e kaluara, të jenë ruajtur për këto ndeshje,” – shtoi më tej trajneri Reja.

Përfaqësuesja luan të dielën përballë Kazakistanit ndërsa tre ditë më vonë gjen përballë Bjellorusinë. Të dyja këto ndeshje do të luhen në stadiumin Air Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026