Dy raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit

14 Qershor 2021 | 17:07

Situata epidemiologjikë në Shqipëri vijon të jetë drejt përmirësimit, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje nga virusi.

Rastet pozitive me COVID-19, një në Tiranë dhe një në Berat, kanë dalë nga 2,618 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 143 raste aktive me COVID-19 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (4 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë      23

Të shtruar në spitale      20

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,618

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       43

Tiranë          38

Berat             17

Elbasan        10

Durrës          10

Gjirokastër    7

Lezhë           6

Korçë           5

Dibër             3

Fier                2

Vlorë              1

Kukës           1

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026