Dy sipërmarrës dhe gjashtë zyrtarë të tatimeve dhe AKBN-së nën akuza për mbi $1.5 milionë dëm ekonomik shtetit

7 Tetor 2020 | 08:28

Pesë zyrtarë dhe një sipërmarrës u arrestuan, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim për kontrabandë, mashtrim, fshehje të të ardhurave, korrupsion dhe shpërdorim detyre me një dëm ekonomik që i kalon shifrat e 1 milionë dollarëve.

Mbrëmjen e së martës, burime pranë Prokurorisë bënë me dije për Euronews Albania se Gjykata e Tiranës kishte firmosur tetë urdhër-arreste, prej së cilave të mërkurën u tha se u arritën të ekzekutoheshin vetëm gjashtë prej tyre.

Aksioni policor i mbiquajtur “Akciza” ngarkoi me përgjegjësi zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve Tiranë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për “pezullimet e detyrimeve doganore ose të akcizës” ndaj të paktën dy sipërmarrësve, të cilët janë vënë gjithashtu nën akuzë.

Nga të akuzuarit bie në sy fakti se mes tyre është dhe ish-drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci, i dorëhequr një vit më parë. Ai ka mundur t’i shmanget arrestimit pasi figuron të jetë larguar nga Shqipëria.

Aksioni u finalizua nga policia të mërkurën, pas hetimeve që thuhet se kishin nisur që katër vite më parë.

Arrest në burg:

  1. Denis Durrsi, 38 vjeç, drejtor auditi në AKBN;
  2. Qani Hoxhaj, 63 vjeç, inspektor pranë AKBN;
  3. Simon Marku, 32 vjeç, inspektor pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë;
  4. Arben Doda, 50 vjeç, inspektor pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë;
  5. Naim Kasa, 53 vjeç, sipërmarrës i një kompanie hidrokarburesh;

Arrest shtëpie:

       6. Rezarta Sulejmani, 35 vjeçe, specialiste në AKBN;

Në kërkim:

        7. Isuf Berberi, 51 vjeç, sipërmarrës në kompani farmaceutike dhe ortak me Naim Kasën në një sipërmarrje hidrokarburesh;
        8. Klodian Gradeci, 45 vjeç, ish-drejtues i OST-së;

Hetimet nisën pas padisë së ngritur nga Albpetrol. Kompania private “Phoenix Petroleum”, e zotëruar në ortakëri nga Kasa dhe Berberi, kishin përfituar me marrëveshje prej qeverisë dhe nën monitorimin e AKBN-së të drejtën për të shfrytëzuar disa puse nafte.

Sipas të dhënave të bëra me dije nga Prokuroria “me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është $1,299,000”.

Zyrtarët e AKBN-së, tatimeve dhe ish-drejtuesi i OST-së, Gradeci, kanë certifikuar si të ligjshme faturat e punëve të pakryera të kompanisë “Phoenix Petroleum” dhe kanë përpiluar raporte kontrolli që kanë sjellë dëm ekonomik rreth 568 mijë dollarë.

“Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet ndërligjshme të punonjësve të saj është 1,472,766 dollarë,” – thuhet nga prokuroria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026