Dy skemat e rimbursimit të ilaçeve për pacientët e prekur nga Covid-19
Personat që do të preken nga Covid-19 me shenja të lehta klinike, do të përfitojnë nga skema e rimbursimit e miratuar këtë javë nga qeveria me vlerë 1.2 mld lekë. Sipas protokollit mjekësor do të përfitojnë ata paciente që kalojnë sëmundjen në formën e lehtë ose të mesme, gjendje këto të cilat trajtohen në banesë.
Këtyre individëve u njihet vetëm testi që rezulton pozitiv në institucionet publike shëndetësore, pavarësisht faktit nëse janë të siguruar në skemën skemën e sigurimeve shëndetësore.
Por si do të funksionojë skema e rimbursimit dhe a do të mbulohet ajo 100 për qind falas apo jo? Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi.
Për formën e lehtë, shteti do të rimbursojë çmimin tavan 1650 lekë, pavarësisht faturës e cila mund të tejkalohet nga vlera e barnave përmes recetës që shënon mjeku i familjes. E njëjta gjë, ndodh edhe për formën e mesme të sëmundjes, e cila zgjat mbi 5 ditë. Në këtë stad, ku terapia shoqërohet me nevojën për të përdorur antibiotikë shtesë, shteti rimburson recetën me 10900 lekë, edhe pse kosto e shërimit mund të jetë më e lartë.
Në dispozicion për rimburisimin e barnave anti-covid qeveria ka garantuar 1.2 miliardë lekë në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta