Dy specialistë nuk pranuan të firmosnin ndryshimet e specifikimeve të tenderit të uniformave të policisë

12 Korrik 2021 | 12:29

Specifikimet e tenderit të uniformave të policisë rezulton se u kaluan pa firmën e të paktën dy specialistëve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të cilët nuk pranuan të firmosnin me argumentin se “ato ishin ndryshuar pa konsultimin e tyre”.

Ky detaj ka rezultuar në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), e cila është shqyrtuar nga Euronews Albania.

Gazetari Eni Ferhati tha se nga dosja e SPAK rezulton se inxhinierja tekstile Aurora Mulla, anëtare e Njësisë së Prokurimit Publik për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nuk ka pranuar të firmosë një pjesë të specifikimeve.

“Ky procesverbal nuk është nënshkruar nga ana e saj [Aurora Mullës] nga faqja 16 deri në faqen 19, ku është përshkruar tabela për sasitë e pritshme dhe  të artikujve të uniformës, si  dhe nuk është nënshkruar nga ana e saj tabela e përllogaritjes së fondit limit, pas ndryshimit të specifikimeve teknike. Ajo nuk ka pranuar që të nënshkruajë  këto dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve,” thuhet në dosje.

Nga hetimet e SPAK rezulton se, zyrtarët e ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merreshin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh. Kjo ka bërë që Mulla të mos firmosë.

Gazetari Ferhati raportoi se një tjetër specialist, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga SPAK, nuk ka pranuar të firmosë të gjitha dokumentet e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe Komisionit të ngritur nga Drejtoria e Policisë.

Hetimet ndaj Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për tenderin e uniformave të policisë nisën nga një denoncim për një tender tjetër abuziv, bërë nga një sipërmarrje, dhe më pas u bashkuan si çështje pas denoncimit të ish-deputetëve të opozitës parlamentare.

Deri më tani janë arrestuar për abuzime të paktën 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026