Dy të arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim për trafik heroine drejt vendeve të BE-së
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) njoftoi ditën e sotme për arrestimin e dy personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të heroinës si dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.
Në njoftimin për shtyp SPAK tha se janë arrestuar Dëfrim Çela, Irfan Sulaj, – të akuzuar si drejtues të grupit, – ndërsa mbeten në kërkim F.Xh dhe R.Sh.
Më 19 korrik Gjykata vendosi si masë sigurie arrestin me burg për të katër këta persona, vendim që u ekzekutua po atë ditë nga policia për të paktën Çelën dhe Sulajn.
SPAK thotë se ka nisur hetim edhe për pasurinë e të katër të akuzuarve me dyshimin se mund të jetë ngritur si rrjedhojë e pastrimit të parave.
Hetimet për këtë grup nisën në kuadër të operacionit policor “Kujtesa”, një operacion i ndërmarrë në bashkëpunim me autoritetet greke dhe veriomaqedone.
Policia dyshon se prej vitit 2016 grupi kishte zhvilluar një strukturë të transportit të heroinës drejt Greqisë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta