Dy të vdekur dhe 123 të shëruar nga Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit ka kryer 589 teste të dyshuara për Covid-19, ndërsa 43 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 123 pacientë të tjerë, ndërkohë dy qytetarë kanë ndërruar jetë duke e çuar numrin e viktimave 627, që nga fillimi i pandemisë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359”, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Rastet pozitive në Kosovë:
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri.
Autoritetet shëndetësore kanë ftuar qytetarët të respektojnë masat anti-covid, të ruajnë distancën fizike, të shmangin grumbullimet masive si dhe të vendosin maskë në ambientet e mbyllura.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta