Arrin nivel rekord numri i rasteve aktive me COVID në Shqipëri

9 Tetor 2020 | 14:07

Një 74-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana kamë humbur jetën 24 orët e fundit për shkak të COVID-19, duke e çuar në 413 numrin e viktimave. Ditën e fundit janë kryer 932 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 167 qytetarë të prekur.

Vetëm gjatë pesë ditëve të kësaj jave në vendit tonë janë  identifikuar 800 persona pozitivë me COVID, duke e çuar në total  numrin e rasteve aktive në 5 349 persona. Nëse e krahasojmë me dy vendet fqinje, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, numri i rasteve aktive në Shqipëri ka arritur një nivel tejet të lartë. Kosova numëron aktualisht 1 159 raste aktive kundër RMV 3 373.

Rritja e numrit të të prekurve gjatë javës së fundit duke se ka lidhje të drejtpërdrejtë me hapjen e shkollave. Gati 60% e numrit të të infektuarve janë vetëm në Tiranë, qytet ku numri i nxënësve në shkolla është i lartë për shkak të mungesës së godinave publike.

Ndërkohë ditën e fundit janë shëruar 89 qytetarë, duke e çuar në 9 304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive 24 orët e fundit:

90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë  në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.

COCOVID-19 – Statistika (9 Tetor 2020)

Testime totale                   96 743

Raste pozitive                   15 066

Raste të shëruara              9 304

Raste Aktive                        5 349

Humbje jete                            413

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë       2779

Durrës      564

Shkodër    398

Korçë         274

Lezhë        266

Elbasan      224

Fier             231

Vlorë          191

Kukës        147

Berat        138

Dibër          78

Gjirokastër   59

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026