Dy të vdekur në Kosovë nga COVID-19

24 Qershor 2021 | 15:31

Dy qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.

Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, e cila shton se janë zbuluar edhe 14 raste të reja, nga 1764 teste të kryera.

Në të gjithë vendin numërohen 171 raste aktive me coronavirus, kurse në orët e fundit gjashtë qytetarë kanë mposhtur me sukses virusin duke e çuar shifrën totale në 105,280, që nga fillimi i epidemisë.

Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë injektuar 149.121 doza vaksinash. Lehtësimi i masave anti-COVID ka krijuar një klimë pozitive tek qytetarët dhe tek sektorët e tjerë të ekonomisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026