Dy të vdekur në Kosovë nga Covid-19, rritet numri i të infektuarve

6 Janar 2021 | 15:24

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar dy të vdekur nga Covid-19 dhe 301 të infektuar.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili thotë se krahas infektimeve, në harkun e orëve të fundit janë shëruar 457 pacientë.

Prej fillimi të pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën 1357 persona, që sipas autoriteteve, shumica prej tyre kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 52.634 raste nga 190.879 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.357 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 457 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.835 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.442”, thuhet në njoftim.

 

Rastet pozitive:

Prishtinë 103 raste, Podujevë 32 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Vushtrri 15 raste, Mitrovicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe Dragash 1 rast.

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm, të zbatojnë masat dhe të shmangin grumbullimet masive. Këto masa sipas saj janë të thjeshta, por të domosdoshme për uljen e përhapjes së infektimeve në popullatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026