Dy vdekje dhe mbi 2,200 infektime me COVID në Kosovë

24 Janar 2022 | 15:34

Dy persona kanë humbur jetën dhe 2.243 tjerë janë infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet dolën pas testimit të 8.416 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 20.73 për qind.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 465 persona janë shëruar derisa 19.519 persona janë ende aktivë.

Sa i përket vaksinimit, deri sot janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 799.939 persona apo 44.5 për qind e popullsisë.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten, 21 janar, masa të reja për luftim të pandemisë.

Sipas vendimit të Qeverisë, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese.

Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.

Kufizimi i qarkullimit do të aplikohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Bizneset e gastronomisë mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri më 21:00.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026