Dy viktima nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

4 Korrik 2022 | 17:49

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në Shqipëri.

Dy persona kanë humbur jetën për shkak të infektimit me COVID. Një 59-vjeçar nga Vlora dhe 93-vjeçar nga Tirana nuk arritën ta fitonin betejën me sëmundjen.

Ndërsa, nga 442 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 147 qytetarë.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 3,640 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

441 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 147

Të shëruar në 24 orë 441

Të shtruar në spitale 23

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 442

Testime totale 1,854,603

Raste pozitive 282,837

Raste të shëruara 275,693

Raste Aktive 3,640

Humbje jete 3,504

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026