Dy vite nga agresioni rus, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: Ju jam mirënjohës
Është zhvilluar këtë të shtunë një manifestim në shenjë solidariteti për Ukrainën, e cila shënon sot dy vite të qëndresës së saj kundrejt agresionit rus.
Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë Volodymyr Shkurov mbajti fjalën e tij në këtë aktivitet, ku tha se ndihej mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar nga Shqipëria për popullin e Ukrianës.
“Ju falënderoj për mbështetjen dhe solidaritetin për atë që ne jemi këtu sot, për të dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Asnjëherë nuk do e harrojmë mëngjesin e para dy viteve si sot. Këto dy vite agresioni na kanë treguar cilët janë miqtë dhe armiqtë tanë.
Ukrainasit guximtarë patën besim në veten e tyre dhe po luftojnë edhe sot për fitoren ndaj agresorit. Më dhemb kur e them që Rusia po mbledh trupa dhe numër të madh ushtarësh. Mbi 20% e Ukrainës është sot e pushtuar. Tani Rusia ka rritur numrin e sulmeve masive mbi territorin ukrainas me përdorimin e raketave dhe dronëve të ndryshëm.
Jam mirënjohës për qeverinë shqiptare që ka zgjatur rezidencën për ukrainasit që u detyruan të largohen nga vendi i tyre. Falënderoj aleatët tanë që kanë dhënë ndihmën e tyre të çmuar. Dua të falënderoj bashkinë e Tiranës për ndihmën e vazhdueshme dhe një përshëndetje për të gjithë pjesëtarët e politikës shqiptare dhe përfaqësuesit e ambasadave që janë prezentë këtu ”, u shpreh ambsadori.
LEXONI GJITHASHTU:
Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen