Dyvjetori i Ushtrisë së Kosovës, Berisha: Ngjarje historike, synojmë anëtarësimin në NATO
Në një intervistë për Euronews Albania, Rustem Berisha, ish-ministër i Mbrojtjes në Kosovë tha se Forca e Sigurisë Kosovë (FSK) është në përputhje të plotë me pritshmëritë ose me planifikimet që janë paraparë në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit.
Ndër vështirësitë më të mëdha që z. Berisha përmendi ishte fakti se transformimi i FSK-së duhet të bëhej brenda normave kushtetuese, ndërkohë që kjo ishte e pamundur për shkak të vullnetit politik apo pakicës serbe.
“Ishim të vetëdijshëm që kjo formë e transformimit ishte forma më e mirë dhe që rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO, integrimit në Bashkimin Europian do të ishte shumë më e lehtë në këtë formë por në anën tjetër nuk kishte gatishmëri të deputetëve serb që të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese,” – tha ish-ministri i Mbrojtjes në Kosovë.
Ai tregoi se përveç misionit të Ushtrisë për të kontribuar në sigurinë e vendit dhe për të ecur me hapat e duhur drejt anëtarësimit në NATO, Ushtria e Kosovës është zhvilluar në atë pikë ku është e gatshme të shkojë dhe në misione jashtë vendit për ruajtjen e paqes.
Pyetur nga gazetarja Mulaj nëse FSK-ja është e gatshme të përballojë një kërcënim që mund të kanoset nga shteti serb, Berisha tha se:
“Ne na vjen keq që fqinjët tanë ende po vazhdojnë me një retorikë negative dhe kërcënuese në rajon sepse kjo po ndikon në rritjen e tensionit në Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj që çdo politikan duhet të jetë i matur dhe i vetëdijshëm për deklaratat që jep por po ashtu jemi dëshmitar se Serbia është duke u armatosur dhe vërtetë kjo është mjaft shqetësuese”.
Sidoqoftë ai shprehu bindjen se puna duhet të vazhdojë dhe Kosova duhet të identifikohet si një vend që lufton për paqe.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta