Dymbëdhjetë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë
Prirja e epidemisë në Kosovë vijon të mbetet shqetësuese dhe këtë gjë e dëshmon numri i viktimave por edhe i të infektuarve.
Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë thekson se 12 qytetarë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë.
Autoritetet kanë kryer në orët e fundit 3788 teste të dyshuara, ndërkaq 494 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Në Kosovë nga fillimi i epidemisë kanë humbur jetën 2008 qytetarë, shumica e të cilëve me sëmundje bashkëshoqëruese.
Po ashtu një tregues pozitiv raportohet tek numri i të shëruarve. Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit 1009 qytetarë janë shëruar duke e çuar në total numrin e tyre mbi 83 mijë persona.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 151 raste, Gjakovë 42 raste, Gjilan 30 raste, Pejë 23 raste, Vushtrri 23 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 22 raste, Ferizaj 21 raste, Malishevë 17 raste, Deçan 15 raste, Viti 14 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Podujevë 11 raste, Kaçanik 10 raste, Klinë 9 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Junik 4 raste dhe me nga dy raste komunat Graçanicë, Lipjan dhe Rahovec.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta