Dymbëdhjetë viktima në Kosovë nga Covid-19
Kosova vijon të raportojë raste të larta të personave të prekur me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetë 12 qytetarë, ndërsa janë zbuluar 529 raste të reja nga 4413 teste të bëra nga grupi i epidemiologëve.
Që nga fillimi i epidemisë, Kosova ka raportuar 1988 humbje jete, kurse numri i personave që kanë mposhtur coronavirusin ka shkuar mbi 82 mijë.
“Numri total i rasteve pozitive është 97.996 raste nga 475.417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.988 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 503 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.944”, njofton IKSHPK-ja.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 194 raste, Mitrovicë 66 raste, Gjilan 60 raste, Podujevë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 18 raste, Gjakovë 18 raste, Skenderaj 16 raste, Vushtrri 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 12 raste, Kamenicë 8 raste, Shtime 8 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Klinë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Zubin-Potok.
Në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, Kosova vijon të kryejë vaksinimin dhe aktualisht ky proces po vijon tek personat mbi moshën 80 vjeç.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta