Dyndje në kufijtë e Ukrainës, qytetarët kërkojnë të largohen

26 Shkurt 2022 | 11:21

Me mijëra qytetarë ukrainas kalojnë ditët dhe netët të bllokuar në trafik dhe në kufij me shpresën se do të largohen nga vendi i tyre, i cili po përjeton sulme të njëpasnjëshme.

Ata vërshojnë në kufirin me Poloninë, e cila është shprehur e gatshme t’i ndihmojë dhe t’i strehojë.

“Po qëndrojmë këtu për një kohë të gjatë, kemi 6-7 orë këtu, por është çmenduri, ka shumë trafik. Nuk e di sesi të largohem nga vendlindja ime. Unë nuk dua të largohem nga atdheu im, por për shkak të pushtimit duhet të largohem sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Tamara Kulman, një qytetare e Ukrainës që po largohet.

Ata që ia dalin të kalojnë kufirin marrin ndihmë nga disa vullnetarë, të cilët janë organizuar për t’i ardhur në ndihmë.

“Ne kemi organizuar tashmë një rrjet njerëzish që do të jenë të gatshëm të ndihmojnë me strehimin, punësimin, transportin. Dhe tani për tani kemi gjetur strehim për rreth 12 familje”, tha Wiktoria Magnuszewska.

Ata që kalojnë kufirin nuk e dinë se kur do të mund të kthehen. Ukrainasit e larguar gjejnë një zgjidhje të përkohshme për situatën e tyre, me shpresën se ajo nuk do të jetë e përhershme.

Për lajme më shumë rreth ngjarjes klikoni këtu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq

Kina ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me rebelët Huthi të Jemenit për t’u mundësuar tankerëve të saj të lundrojnë nëpër Detin e Kuq jugor pa...
19:55 | 28/07/2026

Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve

A mund ta nxisë suksesi sportiv turizmin dhe të sjellë përfitime të prekshme ekonomike? Norvegjia sugjeron se po: Kupa e Botës e këtij viti solli...
19:44 | 28/07/2026

Pas Zelenskyy-t, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua edhe takimi i radhës i Donald Trump me kryeministrin izraelit. Presidenti amerikan,...
19:13 | 28/07/2026