Dyshime se abuzoi me vajzën e birësuar, pezullohet publikimi i librit të Woody Allen

8 Mars 2020 | 10:03

Duket se edhe regjisori, Woody Allen është në vëmendje ndaj akuzave për abuzim seksual. Botuesi i cili do të siguronte  publikimin e librit  të regjisorit ka vendosur të anulojë një lëvizje të tille. Libri i Woody Allen  një libër autobiografik titullohet “Një propozim për asgjë”.

Hachette Book Group njoftoi anulimin pas kritikave të shumta dhe akuzave se Woody Allen abuzoi seksualisht vajzën e tij Dylan Farrow. Dhjetëra punonjës të Hachette në New York protestuan kundër vendimit të kompanisë për të botuar librin e Allen.

Në një deklaratë publikuar edhe në rrjetin social Twitter, Hachette Book Group nënvizon:  “Vendimi për të anuluar librin e zotit Allen ishte i vështirë.Ne i marrim shumë seriozisht marrëdhëniet tona me autorët dhe nuk i anulojmë lehtë publikimet e librave. Ne kemi botuar dhe do të vazhdojmë të botojmë s libra sfidues. Si botues, sigurohemi që çdo ditë në punën tonë që të dëgjohen zëra të ndryshëm dhe pikëpamje kontradiktore.”

Libri i Allen ishte planifikuar të publikohej muajin tjetër. Dylan Farrow dhe vëllai i saj, gazetari Ronan Farrow, të dy kishin kritikuar planin e Hachette për të publikuar librin e babait të tyre. Vendimi ishte “thellësisht shqetësues për mua”, shkroi Dylan Farrow në Twitter në fillim të këtij muaji.

Woody Allen ka mohuar çdo akuzë se ai ka keqtrajtuar vajzën e tij të birësuar Dylan Farrow. Por akuzat kanë marrë vëmendje të re në epokën e lëvizjes #MeToo. Dhe regjisori fitues i katër çmimeve Oscar nuk i ka shpëtuar kësaj rryme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026