Dyshimet për blerje votash, arrestohet një person, shpallet në kërkim kandidati për deputet i LSI
Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër me akuzën e penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje.
Burime nga policia bëjë me dije se është vënë në pranga shtetasi Elis Babe, 30 vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim kandidati për deputet i LSI, Etion Joka, 32 vjeç.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se shërbimet e policisë kanë ushtruar disa kontrolle por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e 32-vjeçarit.
Në pamjet e publikuara në media dhe në rrjetet sociale kandidati i LSI shihet teksa i ofron 100 dollarë 30-vjeçarit, ndërkohë që bisedonte për favorizime dhe blerje të tjera votash.
“Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, dhe në ngarkim të shtetasit E. J., për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, bën me dije policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta