Dyshohet se do vrisnin zyrtarë të lartë të ushtrisë ruse, arrestohen katër persona
Rusia ka arrestuar katër të dyshuar për komplote ukrainase për të vrarë zyrtarë të lartë ushtarakë, disa ditë pasi gjeneral-lejtnant Igor Kirillov u vra në një sulm të pretenduar nga Ukraina.
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi të enjten se kishte arrestuar disa të dyshuar si të përfshirë në një plan ukrainas për të vrarë oficerët e lartë ushtarakë rusë.
FSB deklaroi përmes agjencive ruse të lajmeve se katër shtetas rusë ishin arrestuar pasi dyshohet se po përgatiteshin të vrisnin zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas FSB-së, një atentat i planifikuar përfshinte një makinë bombë të kontrolluar nga distanca, ndërsa një tjetër oficer i lartë thuhet se ishte në shënjestër me një mjet shpërthyes të fshehur në një zarf.
Agjencia nuk bëri të ditur emrat e objektivave të synuar.
Një video e publikuar nga FSB tregon se të dyshuarit po arrestohen dhe merren në pyetje, por identiteti i tyre mbetet i pazbuluar.
Ky njoftim vjen pas vdekjes së 17 dhjetorit të gjeneral-lejtant Igor Kirillov, i cili u vra nga një bombë e fshehur në një skuter elektrik jashtë ndërtesës së tij të banesës në Moskë. Në sulm vdiq edhe ndihmësi i Kirillov.
FSB raportoi se kishte arrestuar një të dyshuar për vrasjen e Kirillov, duke e identifikuar atë si një shtetas të Uzbekistanit. Agjencia pretendoi se i dyshuari pranoi se ishte rekrutuar nga shërbimet speciale ukrainase.
Kirillov, 54 vjeç, shërbeu si kreu i Forcave të Mbrojtjes nga Rrezatimi, Biologjik dhe Kimik të Rusisë, të ngarkuar me mbrojtjen e ushtrisë nga kërcënimet bërthamore, kimike dhe biologjike.
Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi vrasjen e Kirillovit si një “gafim të madh” nga agjencitë e sigurisë së vendit, duke u kërkuar atyre të mësojnë nga incidenti dhe të rrisin aftësitë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit