Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnje, në pranga 48-vjeçari
Është vënë në pranga këtë të diel një 48-vjeçar, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.
Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar shtetasi K. Ç., 48 vjeç, i shpallur më parë në kërkim nga policia. Ai dyshohet gjithashtu se është autor i vjedhjes së një biçiklete në qytetin e Lushnjës, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet dy ditë para ngjarjes. Biçikleta u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe veprimeve intensive për lokalizimin e autorit, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Zjarrvënësi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit K. Ç., 48 vjeç, banues në Durrës, i shpallur më parë në kërkim policor.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 19.05.2026, gjatë orëve të para të mëngjesit, i ka vënë zjarrin tregut të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në qytetin e Lushnjës, dhe më pas është larguar nga vendngjarja, duke u fshehur në qytetin e Durrësit.
Gjithashtu, dyshohet se është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në qytetin e Lushnjës, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet, dy ditë para ngjarjes së ndodhur. Biçikleta u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se, së bashku me shtetasin K. Ç., shfaqet edhe një person tjetër, i cili, bazuar në hetimet e deritanishme, nuk rezulton të jetë i implikuar në zjarrvënie.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore të thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit K. Ç.
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë