Dyshohet se planifikuan sulm terrorist, arrestohen 3 të rinj në Gjermani
Autoritetet gjermane i kanë arrestuar tre të rinj, të moshës 15 dhe 16-vjeçare, nën dyshimin se kishin planifikuar sulm vdekjeprurës terrorist në landin perëndimor gjerman, North Rhine-Westphalia, thanë prokurorët të premten.
Zyra Qendrore kundër Terrorizmit në këtë shtet kishte lëshuar fletarrestime për tre të rinjtë gjatë festës së pashkëve.
Të arrestuarit janë një vajzë 15-vjeçare nga Dyseldorfi, një djalë 15-vjeçar nga distrikti Markischer Kreis dhe një vajzë 16-vjeçare nga rrethina Soest, e cila ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të Dyseldorfit.
Sipas hetuesve, ata akuzohen se ishin pajtuar për të kryer vrasje dhe vrasje paparamendim, si dhe për të përgatitur një varg veprimesh të dhunshme që e rrezikojnë shtetin, shkruan REL.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, të rinjtë e kishin krijuar një grup për bisedime online, por nuk kishin përpiluar plan konkret për kohën apo vendin e sulmit.
Autoritetet kanë kryer bastisje gjithashtu gjatë hetimeve ndaj tyre, sipas DPA-së.
Hetuesit “e panë rrezikun” në përgatitjet e tyre, pavarësisht se mungonte një plan specifik sulmi, sipas burimeve të DPA-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella