Dzeko si Ronaldo, gjashtë gola në shtatë ndeshje me Interin
Me gjashtë gola në shtatë ndeshje, sulmuesi i Interit, Edin Dzeko, ka mundur të përsërisë formën e brazilianit Ronaldo, i cili në sezonin 1997/98 kishte pikërisht këtë rendiment pas transferimit nga Barcelona në San Siro.
Të shtunën mbrëma, shtatlarti boshnjak realizoi me t’u hedhur në fushë si zëvendësues duke ndihmuar Interin në përmbysjen 2-1 të Sassuolos – Lautaro Martinez realizoi golin e fitores me penallti.
Dzeko nuk zhgënjeu pritshmëritë e trajnerit Simone Inzaghi. Pavarësisht se është 35 vjeç, ai duket se mund të bëjë diferencën në repartin ofensiv.
Mediat në itali kanë vënë në dukje se Dzeko ka mundur të përsërisë një statistikë që te zikaltërit e ka pasur vetëm Ronaldo me kaq shumë realizime në kaq pak kohë që në përvojën e parë në San Siro.
Kjo statistikë ndikon dukshëm te tifozët e Interit, të cilët u zhgënjyen nga largimi i Romelu Lukakut në fillim të këtij sezoni.
Interesant është fakti se Dzeko ka realizuar të gjitha golat me kokë. Ai fitoi dhe njëmbëdhjetëmetërshin nga ku u mundësua përmbysja.
Për Interin kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që e mbyll pjesën e parë në disavantazh e më pas përmbys rezultatin.
Pas javës së 7-të të Serie-A, Inter ka 17 pikë, një më pak se Napoli kryesues (18), që ka dhe një ndeshej për të luajtur.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta