E burgosura palestineze: Lirimi ishte surprizë, nuk e dinim se ç’po ndodhte në Gaza

24 Nëntor 2023 | 22:33

Ditën e sotme disa shtetas palestinezë janë liruar nga burgjet e Izraelit, në kuandër të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin dhe lirimit të pengjeve izraelite.

Të burgosurit palestinezë e kanë pritur duke festuar lirimin nga burgjet izraelite, ku në Gaza i prisnin turma të mëdha njerëzish.

Sipas BBC janë gjithsej 39 të burgosur palestinezë që janë liruar nga Izraeli dhe festimet mund të shihen në Bregun Perëndimor teksa njerëzit i pritën në shtëpi.

Bëhet fjalë për 24 gra dhe 15 djem adoleshentë të cilët u liruan nëpër postbllokun e Beitunia, pranë Ramallah.

Pikërisht përtej pikës së kontrollit në Beitunia, një grup burrash hipin mbi supet e njerëzve mes turmave, duke valëvitur flamujt palestinezë në ajër.

Në rrugë, në kryeqytetin Ramallah, një turmë mund të shihet duke valëvitur flamujt palestinezë ndërsa presin mbërritjen e të arrestuarve.

Autobusi kaloi nëpër një ‘det’ mbështetësish palestinezë të gëzuar. Përmes dritareve, disa nga të burgosurit mund të shiheshin duke kërcyer, njëri i mbështjellë me një flamur palestinez.

Disa nga turma valëvitën flamujt e Hamasit, por të tjerë folën për unitetin palestinez sonte, për një moment të vogël fitoreje për palestinezët në mes të një lufte rraskapitëse.

Për Izraelin, të burgosurit e liruar sot janë një kërcënim sigurie. Për palestinezët e mbledhur këtu për t’i përshëndetur, ata janë viktima të okupimit të Izraelit dhe lirimi i tyre është një symbol pozitiv.

Ndërkohë një e paraburgosur palestineze e sapo liruar, Marah Bakeer, mbërriti së fundmi në shtëpinë e nënës së saj në Beit Hanina në Jerusalem.

Ajo u arrestua në vitin 2015, kur ishte 16 vjeç, dhe u dënua me tetë vjet e gjysmë burg për një sulm me thikë ndaj një oficeri të policisë kufitare.

Bakeer u tha gazetarëve në pritje: “Kjo marrëveshje vjen pas vdekjes së shumë njerëzve dhe kjo na bën të pakënaqur dhe të pakëndshëm”.

Ajo tha se ishte mbajtur në izolim dhe “nuk kishte asnjë ide se çfarë po ndodhte jashtë, nuk kishte asnjë ide për situatën në Gaza”.

“Lajmi i marrëveshjes ishte një surprizë,” tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026