E djathta ekstreme serbe paralajmëron protestë në Kosovë
Gjatë nëntorit, “E djathta serbe nga Serbia” pritet që të organizojë një tubim në veri të Kosovës, në mbështetje të komunitetit serb që jeton në atë zonë.
Këtij manifestimi pritet që t’i bashkohet edhe Aleanca për Paqe dhe Liri, një grupim ndërkombëtar i partive të djathta ekstreme, si Fronti Kombëtar Francez apo edhe Agimi i Artë.
Lajmin e ka bërë të ditur Misha Vaçiç, udhëheqësi i lëvizjes “E djathta serbe nga Serbia” në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.
Edhe më herët, në një samit të grupimeve të djathta ndërkombëtare që u mbaj me 26 shtator në Beograd, Vaçiç u shpreh pro mbajtjes së këtij manifistemi në mbështetje të komunitetit serb që jeton në veri të Kosovës.
Vitet e kaluara ndaj Presidentit serb ka pasur akuza se po përdor të djathtën ekstreme për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve.
Gazeta britanike “The Times” në një shkrim investigativ të publikuar pak muaj më parë tregonte se ishin regjistruar më shumë se 1 mijë telefonata mes figurave politike në Serbi, ku përfshihet Vuçiç, vëllai i tij dhe kreu i policisë duke biseduar me Misa Vaçiç.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta