E hëna ditë zie në Kosovë, Osmani ndërpret vizitën në Japoni, Kurti niset për në Kroaci

25 Korrik 2021 | 15:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e hënë, ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Gjithashtu Osmani ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

Ndërkohë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Kroaci për të vizituar shqiptarët e plagosur në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.

Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Ndërkohë qeveria e Kosovës ka themeluar Shtabin Emergjent për koordinim të komunikimit të institucioneve të Kosovës dhe të Kroacisë me familjarët e bashkatdhetarëve të cilët udhëtonin me autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës shprehet se ka marrë një telefonatë nga homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviç, i cili e ka siguruar për marrjen e të gjitha masave për shpëtimin e jetëve mes të plagosurve.

Gjatë kthimit nga Gjermania, një autobus me emigrantë shqiptarë nga Kosova u përfshi në një aksident në Kroaci duke lënë 10 të vdekur dhe të paktën 12 të plagosur rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026