“E marta dhe e mërkura ditët më të ftohta”, parashikimi i motit për javën

6 Shkurt 2023 | 09:11

Meteorologu Hakil Osmani bëri me dije se këtë javë temperaturat do të jenë shumë të ulëta.

Sipas tij vlerat minimale të temperaturave do të zbresin nga -6 në -9 gradë celsius në zonat malore, ndërsa në fshatrat malore temperaturat do të jenë ehe 3 gradë më të ulëta.

Përsa i përket kushteve atmosferike ai njoftoi se do të kemi dominim të kthjellimeve, kalime të pakta të vranësirave, nuk pritet të ketë reshje.

“Nga dita e premte e kësaj jave pritet që temperaturat të rriten”- shton ai.

Osmani thekson se dy ditët e ftohta priten të jenë e marta dhe e mërkura, ku në zonat malore do të zbresin në -9 ndërsa në fshatrat e thella malore temperaturat e ajrit do të jenë akoma më të ulëta.

“Dhe në kryeqytet temperaturat e ajrit do të jenë nga 0 në -2 gradë celsius. Kjo i adresohet masave ajrore të ftohta që vijnë nga Siberia dhe po prekin rajonet e Ballkanit”-përfundon ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026