E moshuara me COVID-19 vdes në spital, ministria thotë jo për shkak të virusit

10 Qershor 2020 | 09:45

Një 81-vjeçare e infektuar me koronavirus vdiq paraditen e së mërkurës në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë tha se e moshuara nuk kishte simptoma të sëmundjes COVID-19 dhe se vdekjen ia shkaktoi diabeti dhe problemet kronike me shëndetin e zemrës, veshkave dhe metabolizmit.

“E moshuara vuante nga insuficienca multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartës), bartëse e Sars-Cov 2, por pa simptoma” – thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë, e cila nuk e përfshiu këtë rast në bilancin zyrtar të viktimave nga pandemia.

Prej 9 marsit kur u diagnostikua i infektuari i parë me COVID-19, autoritetet kanë kryer 17 mijë teste, nga të cilat janë pikasur 1,341 të prekur me koronavirus.

Zyrtarisht ndër të infektuarit, janë deklaruar 34 viktima, prej të cilëve autoritetet nuk kanë përfshirë rastet asimtpmatike.

Gjatë 3 muajve të pandemisë ka pasur të paktën edhe 7 raste të tjera të ngjashme me vdekje nga shkaqe të tjera të të infektuarve me COVID-19.

Viktima e fundit ndër pacientët me COVID-19, ku shkaktar është konsideruar koronavirusi, u regjistrua më 6 qershor dhe ishte një e moshuar 85-vjeçare.

 

Lexoni gjithashtu:

Shkon në 34 numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë 85-vjeçarja

Shifrat rekord me COVID-19, Arben Gjata: Shtimi i rasteve i pritshëm, shqetësuese sjellja e njerëzve

Pandemia merr kthesë të papritur, regjistrohen 42 raste të reja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026