‘E turpshme!’ Princi Harry shtang rrjetin me komentet perverse rreth nënës së tij
‘Kjo është perverse!’ Princi Harry po haset me akuza të rënda për shkak të komenteve të tij rreth mamasë së ndjerë Lady Dianës dhe një kremi të përdorur në organin e tij intim.
Rrëfimi i Princit Harry-t për përdorimin e të njëjtit kremi që Princesha Diana aplikoi në buzët e saj në organin e tij intim të ngrirë nga bora, është përshkruar si një “makth frojdian” dhe një turp kombëtar.
Ç’po ndodh me familjen mbretërore?
Duket se që pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, skandalet nuk e kanë lënë të qetë familjen mbretërore britanike. Fillimisht një serial hollivudian, tashmë një libër me rrëfime kontroverse, i ka gjetur britanikët të dyzuar nëse kjo është thjesht një uri e pangopur për famë apo një problem serioz në familjen e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle.
Britanikët por edhe njerëz nga e gjithë bota janë skandalizuar këtë të enjte, pas disa deklaratave vërtetë shqetësuese të bëra nga një prej pjesëtarëve kyç të kësaj familjeje.
Por si nisi e gjithë kjo?
Princi Harry i ka lënë lexuesit të shtangur me rrëfimin e tij për aplikimin e kremit të markës Elizabeth Arden të përdorur nga nëna e tij e ndjerë në penisin e tij të ngrirë nga bora në vitin 2011.
Momenti shfaqet në kujtimet e tij në librin Spare, me anë të një klipi nga versioni audio i librit i rrëfyer nga vetë ai, që po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku lexuesit e tmerruar nuk kanë reshtur së komentuari.

Në pasazh, Harry kujton se si nëna e tij e ndjerë, Princesha Diana e përdorte kremin në buzët e saj dhe thotë se si aroma e produktit e bënte të ndihej sikur nëna e tij ‘ishte pikërisht atje në dhomë me të’ përpara se të aplikonte kremin.
Princi Harry, 38 vjeç, tregon se si një mik i rekomandoi të përdorte produktin në zonën e dëmtuar pasi u kthye nga një udhëtim në Polin e Veriut para dasmës së vëllait të tij Princit William në vitin 2011.
Njerëz nga e gjithë bota kanë reaguar pas kësaj duke e quajtur tërësisht të papërshtatshme që një pjesëtar i familjes më të njohur dhe më të respektuar në Britani të shprehet në këtë mënyrë për një audiencë që përfshinë edhe fëmijët.
“Kam nevojë për terapi pasi e dëgjova këtë”, tha një prej tyre.
“E pabesueshme! Po flitet për një anëtar të familjes mbretërore”, tha një tjetër.
“Unë sinqerisht mendoj se nëse Mbretëresha do të ishte ende gjallë, duke lexuar për princin Harry që mendonte për nënën e tij të vdekur, ndërsa ai përdorte Elizabeth Arden në [organin] e tij të ngrirë, do ta vriste atë,” shkroi dikush.
“Fjalët “penis, nëna ime dhe buzë” nuk duhet të përdoren KURRË në një fjali,” tha një tjetër.
Libri, i mbushur me zbulime shpërthyese për Princin Harry dhe familjen mbretërore, që përfshijnë edhe eksperiencat e tij me drogën ka mbizotëruar bisedat publike që kur u publikua ditën e martë, ndërsa seriali i Princit Harry me të shoqen Meghan gjithashtu kanë qenë pjesë e titujve kryesorë të shtypit britanik prej disa muajsh tashmë.
Të gjitha këto skandale kanë bërë që Princi Harry dhe familja e tij të mos jenë të ftuar në ceremoninë e kurorëzimit të babait të tyre Mbretit Charles pranverën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve