E pabesueshme! Krokodili lë veten shtatzënë

8 Qershor 2023 | 09:15

Rasti i parë i një krokodili që la veten shtatzënë është identifikuar në një kopsht zoologjik në “Kosta Rika”. Krokodili femër prodhoi një fetus që ishte 99.9% gjenetikisht identik me veten e saj.

Fenomeni i të ashtuquajturës “lindja e virgjër” është gjetur te speciet e shpendëve, peshqve dhe zvarranikëve të tjerë, por asnjëherë më parë te krokodilët.

Shkencëtarët thonë se tipari mund të jetë trashëguar nga një paraardhës evolucionar, kështu që dinosaurët gjithashtu mund të kenë qenë të aftë për vetë-riprodhim. Hulumtimi është publikuar në revistën Royal Society, Biology Letters.

Veza u hodh nga një krokodil amerikan 18-vjeçar në Parque Reptilania në janar 2018. Fetusi brenda ishte plotësisht i formuar, por lindi i vdekur dhe kështu nuk jetoi. Krokodili që vuri vezën u gjet kur ajo ishte dy vjeç dhe u mbajt i ndarë nga krokodilët e tjerë gjatë gjithë jetës së tij.

Këtë rast e analizoi Dr Warren Booth, i cili punon në Virginia Tech në SHBA dhe ka 11 vjet që studion lindjet e virgjëra, të njohura shkencërisht si partenogjenezë. Dr Booth analizoi fetusin dhe zbuloi se ishte më shumë se 99.9% gjenetikisht identik me nënën e tij – duke konfirmuar se nuk kishte baba.

Ai i tha BBC News se nuk ishte i befasuar nga zbulimi. ”Ne e shohim atë në peshkaqenë, zogj, gjarpërinj dhe hardhuca dhe është jashtëzakonisht e zakonshme dhe e përhapur”. Por asnjëherë më parë nuk ishte hasur te kjo lloj specie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026