E rëndë në Itali, 15-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga treni

23 Janar 2023 | 09:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në provincën e Breshias në Itali, ku një i mitur i moshës 15-vjeçare me origjinë shqiptare është goditur për vdekje nga treni.

Ngjarja ndodhi në afërsi të stacionit të Chiari-t, teksa 15-vjeçari u përpoq të kalonte shinat e trenit.

Goditja rezultoi fatale për të riun shqiptar i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

15-vjeçari ishte i lindur dhe i rritur në Chiari me prindër shqiptar dhe banonte jo shumë larg vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Në vendngjarje mbërritën karabinierët e stacionit Castrezzato dhe ata të Radiomobiles tëë Chiarit, të cilët po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani: Trump një kriminel dhe vrasës

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, e quajti Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, “kriminal dhe vrasës” të mërkurën, në përgjigje të kërcënimeve të tij për...
08:38 | 09/07/2026

Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit

Shtetet e Bashkuara do ta heqin etiketimin si shtet sponsor i terrorizmit në Siri, njoftoi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. “Heqja e sanksioneve...
08:20 | 09/07/2026

Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë

Le të vendosë populli. Ky ishte mesazhi sfidues i dy prej populistëve më të famshëm në botë të martën, ndërsa Nigel Farage dhe Marine Le...
08:19 | 09/07/2026