E rëndë! Vritet me armë zjarri 34-vjeçari shqiptar në Greqi

20 Shkurt 2023 | 11:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mykonos të Greqisë ku një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela.

Sipas të njëjtave informacione, 33-vjeçari grek që ka kryer dhe krimin më herët ishte përleshur me 34-vjeçarin shqiptar.

Shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë një grua.

Motivi dyshohet se ka qenë lëvizja e shqiptarit për të shqetësuar gruan, e cila sipas informacioneve ishte në shoqërinë e 33-vjeçarit.

Sipas të njëjtave informacione, pas përleshjes 33-vjeçari ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë 34-vjeçarin shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026