E shfrytëzojnë për të vjedhur, 49-vjeçari nga Sukthi me 3 sëmundje

22 Janar 2023 | 19:38

Ky është Adriatik Sina, një 49-vjeçar nga Ferma e Sukthit jeta e të cilit është në rrezik.

Shtëpia e tij është e mbushur plot me sende të ndryshme, pashaporta, pajisje e rroba të vjedhura.

“Ai rri rrugëve, njerëzit e shfrytëzojnë, vjedh. Kam pastruar shtëpinë e tij dje dhe kam gjetur fishekë, rroba policie”, tha Vera Musteqja, familjare.

Këtë pohon edhe mjekja, që prej vitesh kujdeset për të.

Ajo thotë gjithashtu se ai ka 3 sëmundje, që i kanë prekur zhvillimin mendor.

“Ka 3 diagnoza. Ka prapambetje të thellë mendore, është autik dhe me delirin e madhështisë. Se ai nuk është as agresiv, as njeri që bën keq, por atë e kanë alkoolizuar. Është në një lagje shumë të keqe atje, i japin vetëm alkool e cigare pa masë.

Sa fillon alkoolin bëhet agresiv e kanë futur 2-3 herë në burg për vjedhje gjoja, se thonë që e çojnë njerëz kastile. Ama po doli nga shtëpia, një gotë të pijë, se është i pangrënë. Janë njerëz normalë e bëhen agresivë, jo më ai që është me 3 diagnoza”, u shpreh mjekja Burbuqe Sherolli.

49-vjeçari disa ditë më parë humbi të atin.

I vetëm, i sëmurë dhe i predispozuar për t’u përdorur nga kontigjentët e krimit, jeta e tij sot është më në rrezik se kurrë.

Prandaj e afërmja kërkon largimin e tij nga ajo zonë.

“Të më gjejnë një vend për djalin e dajës përgjithmonë. Jam e gatshme që të paguaj koston që duhet, por jo ta mbajnë 1 muaj a dy”, theksoi Musteqja.

Nëse kjo thirrje e kushërirës së tij nuk dëgjohet, për fat të keq, Sina shumë shpejt mund të bëhet subjekt i kronikës së zezë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026