E Vërteta me Fjalë | Pandemia Covid-19 dhe procesi i vakisnimit
Kanë kaluar 472 ditë nga rasti i parë i raportuar me Covid-19. 138 million të infektuar dhe 2.9 milion të vdekur në botë, në Shqipëri 2.300 dhe në Kosovë 2000 të vdekur. Një vit pas aprovimit të vaksinës së parë janë vaksinuar 814 milionë njerëz. Kosova ka refuzuar vaksinën ruse e kineze.
Shqipëria ka siguruar 2.1 milionë vaksina, ku gjysma e tyre janë Sinovac dhe më këtë ritëm brenda vitit në Shqipëri imunizohet 70% e popullsisë. Ndërsa Kosova ka siguruar 24 mijë vaksina AstraZeneca dhe nëse diçka nuk ndryshon me këto ritme Kosovës do I duhen 10 vjet që të arrijë imunizimin.
“Orientimi ynë është evropian me shtete të cilat na kanë njohur, prandaj dhe kemi rezervën tonë, por njëkohësisht qëndrimin tonë të qartë karshi ofertave të ndryshme,”- shprehej kryeministri Albin Kurti në datën 5 prill 2020.
Vaksina e mëson sistemin imunitar si të mbrohet nga rreziqet dhe kjo mund të bëhet në katër mënyra. Dy mënyrat kryesore duke e ekspozuar individin ndaj virusit të dobësuar vaksina e gripit sezonal vepron në këtë mënyrë.
Një mënyrë tjetër e ndërtimit të vaksinës është përdorimi i AND-së në vend të ARN-së dhe këtë ndërtim kanë vaksinat AstraZeneca, Sputink V.
Vaksina më tradicionale është ajo e Sinovac, e cila ngacmon sistemin imunitar përmes versionit të dobësuar të virusit.
Efikasiteti i vaksinave ndryshon nga njëra – tjetra, por dhe qëllimi i tyre nuk është të parandalojnë krejtësisht infektimin. Qëllimi është që infektimi mos çojë në vdekje.
Sipas të dhënave asnjë person që ka bërë vaksinën nuk ka shkuar në spital apo ka vdekur. Gjithashtu vaksinat anti covid rezultojnë ndër vaksinar më të efektive dhe kjo çon në efekte anësore.
Çmimi i vaksinave ndryshon; vaksina Moderna kushton 37 dollarë për dozë, Sinovac 30 dollarë, Pfizer 20 dollarë, vakisna ruse Sputnik V 10 dollarë për dozë dhe vaksina më e lirë është AstraZeneca e cila kushton 4 dollarë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta