E Vërteta në Fjalë | Jerusalemi, “shtëpia” e tre feve
Jerusalemi shtëpia e tre feve kryesore monoteiste dhe gati një shekull fushë betejë për dy popuj. Për palestinezët dhe izraelitët qendra e ekzistencës së tyre, por vetëm njëra palë e ka qendër.
Jerusalemi si kryeqytet i Izraeli u njoh nga Amerika në 2017 dhe katër vjet më vonë u njoh nga Kosova. Vendimi erdhi pasi Izraeli e njohu Kosovën si shtet dhe kjo njohje u kundërshtua nga BE-ja dhe sidomos nga Turqia. Autoriteti Palestinez e dënoi veprimin.
Jerusalemi një qytet që ka prodhuar përplasje për historinë, por nuk është përplasje historike. Përplasja filloi në shekullin e kaluar. Në atë qytet jetonin myslimanët, katolikët dhe hebrenjtë, por gjërat ndryshuan shumë shpejt myslimanet arabë nisin të krijojnë identitetin palestinez, hebrenjtë kërkojnë shtetin e tyre, Pas luftës së parë botërore gjithnjë e më shumë hebrenj kthehen në Palestinë, kështu lind përplasja me arabët palestinezë dhe merr formë ideja për krijimin e shtetit Izraelit.
Në 1947 Kombet e Bashkuara e ndajnë territorin në dy shtet, ai i hebrenjve do të quhej Izrael, ndërsa i arabëve Palestinë. Jerusalemi do të ishte qyteti që do kishte interes të veçantë nga të dyja shtet dhe Palestina i shpall luftë Izraelit, pasi fitojnë luftën hebrenjtë zgjerohen dhe palestinezët kthehen në refugjatë.
Në 1995 Kongresi Amerikan kërkon që Jerusalemi të njihet si kryeqytet i Izraelit dhe ambasada të zhvendosej aty. Raporti mes dy shteteve preket sërish gjatë luftës së Kosovës ku Izraeli dënon gjenocidin Serb dhe mirëpret refugjatët nga Kosova, ndërsa Palestina nuk e njeh Kosovën dhe del në krah të Serbisë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta