E Vërteta në Fjalë | Ndikimi i Rusisë në botë dhe rajon
Emisioni “E Vërteta në Fjalë” në Euronews Albania tregon ndikimin e Rusisë në botë, rajon dhe Kosovë. Rusia është superfuqia botërore që se pranon pavarësinë e Kosovës. Raportet kanë bërë që politikanët e Kosovës ta vlerësojnë si rrezik ekzistencial, por se cila është fuqia e vërtet e Rusisë dhe sa ndikon ajo në Kosovë do e tregojmë në këtë emision.
“Rusia ka dhënë para për të ndarë Kosovën dhe këtë e ka bërë duke dhënë para në Shqipëri,”- është shprehur ish kryeministri Ramush Haradinaj në vitin 2019.
Ndikimi rus në shtetet e tjera daton nga fillimit i viteve ’90 dhe bëhet i dukshëm në fillim të vitit 2000. Lufta e Rusisë vazhdon me lajme të pavërteta dhe në fokus ka zgjedhjet në Amerikë, zgjedhjet në Finlandë dhe referendumet në Britani të Madhe e Skoci. Ndërhyrjet në dy të fundit konfirmohen nga Shërbimet Sekrete Britanike. Ndikimi rus në Britani shikohet si një realitet i ri.
Edhe Amerika konfirmon ndërhyrjen në zgjedhje të Rusisë dhe për këtë dënon 13 shtetas dhe tre kompani ruse. Në 2017 dhe 2018 Kremlini akuzohet se është përpjekur të ndikojë zgjedhjet në Itali, Hollandë, Suedi, Ukrainë, Bullgari dhe referendumin në Katalonjë.
Në Ballkan ndikimi rus ushtrohet përmes historisë, fesë dhe ekonomisë. Rusia tenton të sabotojë referendumin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut. Këto janë një pjesë të ndikimeve të Rusisë në nivel rajonal dhe global.
Në Kosovë politikanët akuzojnë njëri – tjetrin se po ndihmojnë ndikimin rus. Megjithatë ai duket më i vogël se ajo që ata thonë. Kjo makineri është drejtuar të serbët e Kosovës përmes fushatave të lajmeve të pavërteta. Gjatë këtyre viteve ka pasur dyshime për spiunë rus apo dhe për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet e Kosovës, por këto nuk janë vërtetuar.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta