Edhe 2 miliardë lekë për vaksina, Mimoza Dhëmbi: Paratë tërhiqen nga kontributet e tatim-fitimit
Për të siguruar edhe 2.2 milionë vaksina të tjera, të cilat do të mbulonin vaksinimin e plotë të popullatës, nevojiten edhe 2 miliardë lekë. Me akt normativ, që rishikon buxhetin për herë të tretë brenda vitit, qeveria do t’i marrë ato nga kontributet shoqërore, tatim-fitimi, akciza dhe të ardhurat personale.
Shqipërisë i nevojiten 4.4 milionë vaksina anti-COVID, por deri më tani ka siguruar me kontratat e lidhura 2.2 milionë të tilla. Por, për të blerë gjysmën e dytë të dozave, qeveria është detyruar të ndryshojë për herë të tretë buxhetin brenda 4 muajve.
“Me marrëveshjen e fundit 1 miliardë lekëshe me rusët për sigurimin e vaksinës SPUTNIK V, qeveria transferoi paratë e programit për studime dhe projektime. Por nga do të sigurohen 2 miliardë lekë për të lidhur kontratat e reja, të cilat sipas Dhëmbit nuk I prekin treguesit makro të buxhetit”, tha Mimoza Dhëmbi, Drejtore e Buxhetit në Ministrinë e Financave.
Dhe konkretisht do të jenë shtesat në të ardhurat nga sigurimet shoqërore, tatim-fitimi, të ardhurat personale dhe akciza ato që do kalojnë në fondin rezervë për t’u përdorur për kontratat që do të lidhen.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta