‘Edhe dhuna policore është pandemi’: Dita e pestë e protestës për Klodian Rashën në imazhe (Fotogaleri)

13 Dhjetor 2020 | 22:15

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin Skënderbej në Tiranë për të protestuar në ditën e pestë kundër brutalitetit të policisë, duke kërkuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë shqiptare, Ardi Veliu, ndërsa nxitën qeverinë të marrë masa për të reformuar policinë në vend. Pas dy orë e gjysmë protestë, policia shpërndau demonstruesit e mbledhur para Drejtorisë së Policisë në Tiranë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë. Disa demonstrues u arrestuan nga policia, duke iu shtuar shifrës prej dhjetëra protestuesish të arrestuar gjatë ditëve të fundit në protestat e dhunshme.

Këto janë çastet kyçe të protestës së sotme shkrepur për Euronews Albania nga fotoreporterja Loreta Cuka.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026