Edhe noterët në “Vetting”, kriter, pastërtia e figurës. Verifikohen edhe lidhjet familjare
Të gjithë noterët, zëvendës noterët dhe kandidatët për t’u licencuar në këtë profesion, do t’i nënshtrohen kontrollit të pastërtisë së figurës dhe integritetit profesional.
Qeveria kërkon verifikime edhe për lidhje të mundshme të tyre me persona të përfshirë në krime.
Kontroll për integritetin dhe besueshmërinë e noterëve dhe marrje masash për t’u hequr licencën ose për t’i mbajtur në sistem.
Ky është propozim i fundit i Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka hedhur për konsultim publik disa ndryshime në ligjin ekzistues për noterinë.
Në relacion theksohet se Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve nën monitorim të shtuar, e njohur si lista gri për sa i përket pastrimit të parave, ndaj duhen ndërmarrë masa shtesë deri në revokim të licencës së noterit, që ka abuzuar me firmën e tij.
Verifikimet në këtë profesion pritet të nisin pas miratimit të ndryshimeve, dhe do të përfshijnë edhe zv/noterët.
Në projekt janë përkufizuar edhe termat “Kontakt i papërshtatshëm”, “Lidhje të ngushta familjare”, “Person i përfshirë në krimin e organizuar”, me qëllim krijimin e kushteve për verifikimin nëse subjektet gëzojnë integritet dhe besueshmëri.”
Pra, ligji do të detyrojë të gjithë kandidatët që përveç vërtetimit të gjendjes gjyqësore të dorëzojnë edhe formularin e pastërtisë së figurës, ku të provojnë se nuk kanë pasur kontakte me persona të përfshirë në akte korruptive apo elementë të krimit të organizuar dhe që nuk rezultojnë në listën e financimit të terrorizimit dhe pastrimit të parave.
Ndryshimet janë rekomanduar nga njësia europiane kundër pastrimit të parave Moneyval, ndërsa Vettingun për këtë kategori do ta kryejë Ministria e Drejtësisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta