Edi Paloka: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme, Rama humbet thellë
Zv. Kryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se opozita jo vetëm është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme, por i fiton ato në rezultat të thellë. Duke folur në ‘Ilva Now’, ai tha se, PD nuk do të largohet nga tryeza e reformës zgjedhore ndërsa roli në protestën për Teatrin Kombëtar është mbështetës.
“Nuk ka një vendim të prerë mbi tryezën e reformës zgjedhore, pasi e vetmja marrëdhënie me mazhorancën është ajo tyezë por përderisa qytetarët na duan në protesta nuk mund të ulemi në tryezë me Ramën. Është PD që e ka kërkuar këtë tryezë dhe Rama u detyrua që të dalë nga Parlamenti dhe të vijë në këtë tyezë. Të gjithë faktet dhe provat kanë treguar se njeriu që nuk e do këtë tryezë është Rama, Ikja më tepër do i shërbente Ramës se sa opozitës”, tha z. Paloka.
“PD është gati për zgjedhje të parakohshme edhe nesër po të bëhen zgjedhjet, Rama jo vetëm humbet por humbet thellë. Këtë e kanë treguar dhe sondazhet që janë bërë nga grupime dhe shoqata të majta. Kanë treguar se diferenca midis opozitës dhe rilindjes është gati me 20-30%”, theksoi zv. kryetari i PD.
Z. Paloka shtoi se, këto protesta janë të organizuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe se PD është në rol mbështetës. Ai nënvizoi se ka grupime pranë Ramës dhe Veliajt që futen mes protestave të mëdha pikërisht për të larguar pjesën opozitare dhe për të prishur protestën.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:21 Protesta qytetare dhe fëmijët që luajnë, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta
- 08:12 Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
- 08:02 Zyrtari i lartë amerikan: Këceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës
- 07:49 Franca “shkatërron” Suedinë 3-0, siguron kualifikimin në raundin e 16-të të Botërorit
- 07:42 Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
- 07:36 Rrëzohet vendimi i Trumpit, Gjykata Supreme: Fëmijët e lindur në SHBA do të marrin shtetësinë direkte