Edi Rama bën daljen e fundit për COVID-19: Ia dolëm faqebardhë

27 Maj 2020 | 19:14

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një komunikim në faqen e tij në “Facebook” u shpreh se Shqipëria deri tani e ka përballuar me sukses pandeminë globale të COVID-19, ndërsa rastet e fundit në Tiranë i sheh me shqetësim.

Sipas shefi të mazhorancës, shkak për këtë janë bërë turmat e iniciuara nga partitë politike për çështjen e Teatrit.

“Ai as ka ikur dhe as s’është mundur përfundimisht. Numrat në Tiranë nuk po flasin mirë. Shfaqjet politike me turma pa asnjë lloj mase por përkundrazi me karshillëk që flet për papërgjegjshmëri, dhe në rastin më të keq për dritëshkurtësi po vijojnë edhe përtej të tretave të karakatinës së Teatrit. Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit. Bëni kujdes, kujdes, se nuk ju vjen asgjë e keqe nga meraku. Pasojat e asaj që hoqëm do i kalojmë por edhe me shtrëngesat që kemi, por me shëndetin e familjeve nuk luhet. Shani e shfryni sa të doni, por rrezikun e infeksionin mos e përqeshni.

Pasi përballuam më të keqen dhe largqoftë mos mbyllemi prej atyre që duke refuzuar ta pranojnë ekzistencën e rrezikut mund të hapen si vaji në lakra. Kjo fazë ku kemi hyrë është shumë delikate. Mund ta harrojmë se virusi as ka ikur as s’është mundur. Dua t’ju falënderoj për sjelljen e përgjegjshme si njerëz e qytetarë për masat ekstreme. Ja kemi dalë faqebardhë pasi gjërat mund të shkonin për dreq nëse qeveria mund të mos kishte qenë në lartësinë e duhur”, theksoi Rama.

Shefi i qeverisë theksoi se Shqipëria po përgatitet dhe po merr çdo masë, për të përballuar çdo gjë, gjithmonë nëse do të ketë një valë të dytë të COVID-19. Gjatë fjalës së tij, Edi Rama falënderoi sakrificën dhe përkushtimin e mjekëve, ndërsa theksoi se ata u treguan heronj të vërtetë në këtë luftë me armikun e padukshëm.

“Sjellja individuale e secilit nuk duhet të jetë si më parë, sepse një valë e re infeksioni ndoshta dhe më agresive se e mëparshmja, do të jetë e pashmangshme. Në ardhtë kjo valë, të jeni të bindur se do ta përballojmë. Qeveria do të fuqizojë sistemin për të qenë gati për një valë të re. Struktura e re spitalore pranë autostradës Tiranë-Durrës është ndërtuar me standarde evropiane dhe po pajiset me gjithë logjistikën e nevojshme. Mjekët dhe infermierët na bënë krenarë. U treguan jo vetëm heronj të vërtetë, por edhe profesionistë. U dhanë një përgjigje dërrmuese gjithë dhunuesve që u kanë nxirë jetën me fyerje, ofendime, thashetheme  deri me grushte kur ata kanë shpëtuar qindra mijëra jetë njerëzish në këto tre dekadaMirënjohje pa fund dhe padiskutim edhe një borxh ndaj tyre”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026