Edi Rama dënon abuzimet me të miturit: Viktimat këtu bëhen postera dhe paçavure
Kryeministri i vendit, Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka dënuar veprimet abuzive kundër të miturve. Shefi i mazhorancës kritikoi edhe opozitën e cila sipas tij, e ka kthyer rastin e 15-vjeçares si një mjet por të goditur të tjerët duke dhunuar për herë të dytë të miturën e abuzuar nga roja i shkollës.
“Është fatkeqësi që sheh se si një viktimë e dhunës përdoret në këtë far feje me apo pa vetëdije. Po ju them të gjithë atyre që kanë folur për këtë dhe e kanë marrë viktimën dhe e kanë kthyer në shkop për t’u rënë të tjerëve, jeni ridhunues të asaj fatkeqeje. Nuk mund të mbrosh një viktimë duke dhunuar dikë tjetër.”, tha Rama.
Kryeministri shtoi më tej se, viktimat në Shqipëri në vend që të mbrohen ato dhunohen pa mëshirë nga të gjithë ata që kanë mundësi të flasin.
“Këtu viktima është bërë poster dhe është bërë paçavure. Askush nuk ka shkuar të qaj hallet me të, pa lënë që të merret vesh, askush nga ata që flasin. Lloj lloj çakejsh, hienash, lloj lloj monstrash me fytyrë njeriu e sulmojnë pa pushim”, tha ai.
Gjithashtu Rama theksoi se autorët që abuzojnë me të mitur duhet të dënohen, sipas parashikimeve ligjore. Kryeministri Rama në fund mori në mbrojte ministren e Arsimit, Besa Shahinin.
“Përdhunuesi atje është një monstër që nuk e ka pasur në jetë shansin të këtë rrugën, karrierën, mundësitë financiare dhe mundësitë njerëzore ku jemi ne sot. Jam solidar, jo për arsye të detyrës, por si njeri dhe si qytetar me Besa Shahinin, por atyre që kanë ngritur dorën kundër Besës, ju them qofshi burra apo gra, ju jeni më keq se ai mësuesi. Ai dhunon si mostër një të mitur, juve kultivonin dhunë në shpirtin e të gjithë të miturve’, tha Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta