Edi Rama: Do të binjakëzojmë universitetet shqiptare me ato evropiane
Kryeministri Rama ka folur për arismin në studion e “Ilva Now”, ku është fokusuar në arsimin e lartë, për të cilin tha se plani i Partisë Socialiste është që të binjakëzojë universitetet shqiptare me universitetet evropiane, në mënyrë që studentët më të mirë të kenë alternativa brenda Shqipërisë.
“Ne po investojmë shumë për të sjellë universitete të huaja në Shqipëri. Bëhet fjalë për universitete publike. Për të gërshetuar universitetet tona me universitetet e huaja për t’u dhënë mundësinë më të mirëve që të kenë një opsion këtu. Të shkojnë në universitetin e Gjirokastrës psh., dhe të studiojnë në programe të një universiteti të huaj, evropian, të binjakëzuar me universitetin tonë dhe diploma të jetë e atij universiteti”, u shpreh z. Rama.
Z. Rama tha se për këtë projekt është vendosur një buxhet në planin financiar 2021-2025 të Partisë Socialiste.
Pas punës me arsimin e lartë, do të fillojë puna edhe me kolegjet profesionale, shtoi z. Rama.
“Do të stimulohen edhe kolegjet profesionale, për të krijuar një tjetër kategori profesionistësh që i duhen shumë tregut, të jenë të specializuar”, u shpreh kryeministri i vendit.
Në lidhje me arsimin para universita,r z. Rama u shpreh optimist, duke thënë se ndryshimet që nevojiteshin janë bërë dhe kanë dhënë rezultat.
“Për sa i përket arsimit para universitar jam optimist. Kemi tekste të Oxford dhe Cambridge, me rritjen e pagave të mësuesve, me shkollën e drejtorëve për t’i kaluar në nivelin e menaxherëve të shkollës, tha z. Rama.
Për reformën arsimit të lartë, Rama shtoi se kjo reformë ka dhënë shumë liri mirëpo sipas tij, liria nuk është vetëm liri por edhe përgjegjësi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë
- 09:58 “Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt
- 09:57 Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?