Edi Rama firmos vendimin me Bankën e Shqipërisë, shtyhen sërish me tre muaj këstet e kredive

28 Maj 2020 | 13:58

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar se ka firmosur sot me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko vendimin për shtyrjen tremujore të kësteve të kredive deri në 31 gusht 2020.

Lajmi u publikua nga shefi i mazhorancës në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Sipas Ramës, Banka e Shqipërisë ka miratuar po ashtu një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31 dhjetor 2020, me shtrirje një ose disavjeçare.

“Bashkëfirmosëm me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020. Gjithashtu Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi”,  shkruan Rama.

Ky vendim i qeverisë mund të konsiderohet si një lajm i mirë për të gjithë ata qytetarë dhe biznese të cilat nuk kanë patur të ardhura të mjaftueshme, për shkak të pandemisë globale të COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026