Edith Harxhi: Shqiptarëve iu mungon kultura politike për ndryshime të mëdha siç ndodhi në Kosovë

6 Prill 2021 | 21:06

Edith Harxhi, drejtore ekzekutive e ‘Albanian Policy Center’ tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se faktorët themelorë pse alternativat e reja nuk arrijnë të sjellin ndryshimin në Shqipëri janë tranzicioni i zgjatur postkomunist që vijon ende dhe mungesa e kulturës politike.

Teksa solli në vëmendje Kosovën, ku siç tha një alternativë e re dhe jashtë politikës tradicionale si Vetëvendosja e Albibn Kurtit mundi të sillte ndryshimin e sistemit politik, znj. Harxhi tha se në Shqipëri kjo nuk ka ndodhur deri më sot, pasi edhe partitë e reja që janë krijuar kanë qenë pjesë apo kanë pasur lidhje politike më partitë e mëdha.

“Shqipëria s’ka dalë ende nga tranzicioni postkomunist, ndaj është ende në një moment kritik. Këtë e shohim me atë çka ndodhur në Kosovë; Albin Kurti ishte jashtë sistemit dhe fitoi.

Në Shqipëri lidhet me arsyen se kemi një trazicion të tejzgjatur postkomunsit, të përzjerë me një periudhë kapitalizmi të egër që ka marrë me vete edhe shumë probleme të një bote të pështjelluar si korrupsioni apo krimi i organizuar.

Dhe tjetra dhe më themelore është se ne na mungon kultura politike, këtu fus edhe elitat, edhe popullin. Nuk kemi për të bërë ndryshime të mëdha politike. Në fund të viteve ‘90 në Çeki dolën shumë parti të vogla që ishin të kapura me sistemin.

Këtu vlen, sepse edhe këtu partitë e reja që kanë dalë kanë pasur një të kaluarën apo lidhje politike.

Të gjitha partiçkat e vogla kanë dalë ose pasojë e shpërbërjes së një partie të madhe ose nga moskrijimi i terrenit në partinë e madhe”, tha znj. Harxhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021