Edoardo Reja për shortin e “EURO 2024”: Do të luftojmë për vendin e dytë
Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Edoardo Reja ka reaguar për shortin e fazës eliminatore të “Euro 2024”.
Ai u shpreh se kundërshtarët janë të vështirë dhe se Shqipëria ka shanse për t’u kualifikuar, pasi shorti na shmangu përballjen me emra të mëdhenj të Europës.
Megjithatë, sipas tij, kombëtarja jonë do të garojë me Çekinë për vendin e dytë.
“Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë.
Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet në ndeshjet e fundit”, tha Reja.
Në lidhje me të ardhmen e tij në stolin kuqezi, Reja theksoi se do të ulet në bisedime me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Edhe Presidenti Duka theksoi se në momentin e duhur do të ulet me trajnerin Reja për të diskutuar vazhdimësinë.
“Këtu sot jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë”, deklaroi Duka.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kampionatit Europian “EURO 2024”, në shortin e mbajtur këtë të diel në Frankurt të Gjermanisë.
Shqipëria do të jetë në grupin E, ku në vazon e parë, kuqezinjtë kanë gjetur sërish Poloninë, përfaqësuese të cilët e patëm edhe në kualifikueset e Botërorit të Katarit.
Në vazon e dytë, u përzgjodh skuadra e Republikës Çeke. Nga vazo e katërt nga goglat e hedhura janë Ishujt Faroe, ndërsa në vazon e pestë është Moldavia.
LEXONI GJITHASHTU
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme