Eduart Elezi: Borxhi për fushën e energjetikës duhet të prodhojë rezultat në shërbim të qytetarëve
I ftuar në Euronews Albania, eksperti i ekonomisë, Eduart Elezi, analizoi borxhin 100 prej milionë euro që do të marrë qeveria shqiptare për sistemin elektro-energjetik, në marrëveshje me Bankën Shtetërore të Gjermanisë.
Sipas tij, problemi nuk qëndron te investimi dhe marrja e borxheve, por te efikasiteti dhe te dobia që këto investime do të kenë për qytetarët shqiptarë.
“Ky sektor në të gjitha këto investime dhe ristrukturime që ka pasur për gjatë këtyre dekadave, nuk ka pasur efikasitet po të shohim tarifat janë po ato, po të shohim hapjen e tregut, është po ai” u shpreh z. Elezi.
Investimet e bëra deri tani në fushën e energjitikës në vendin tonë, sipas z. Elezi nuk kanë pasur rezultat për shkak se nuk është bërë asnjë ndryshim në strukturën e sektorit të energjisë elektrike.
Më tej, eksperti i ekonomisë shtoi se çdo investim duhet të përkthehet në një shërbim më të mirë për qytetarin, gjë që me investimet e deritanishme në fushën e energjisë elektrike një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qeveria merr 100 mln euro borxh për energjinë, ministrja Denaj: Për të reformuar sektorin
- Energjia dhe infrastruktura, fokusi i investimeve amerikane në Shqipëri, Kim: Interesi do të rritet kur të garantohet zbatimi i ligjit
- Energjia që ripërtërihet do ketë rritjen më të madhe, por kjo nuk do të thotë që do të zëvendësojë hidrokarburet
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta